Një deputet finlandez, Eemeli Peltonen, ka kryer vetëvrasje këtë të martë brenda ndërtesës së Parlamentit, raporton media lokale.
Peltonen 30 vjeç ishte një ndër ligjvënësit më të rinj të parlamentit finlandez.
Sipas të përditshmes Iltalehti, vdekja ka ndodhur në mëngjes, dhe autoritetet lokale konfirmuan ngjarjen, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Aaro Toivonen, kreu i departamentit të sigurisë së parlamentit, e ka cilësuar rastin si shumë të trishtueshëm.
Policia ka konfirmuar se rasti nuk ka të bëjë me ndonjë krim dhe është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
Ndërkohë shërbimet e urgjencës dhe njësitë e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje.
/5pyetjet.al