Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike sot, ku diskutuan zhvillimet më të fundit lidhur me luftën në Ukrainë.
Sipas presidencës turke, Erdogan theksoi se Turqia ka ndjekur nga afër procesin e paqes dhe ka bërë përpjekje të sinqerta për një zgjidhje të drejtë, duke mbështetur çdo iniciativë që synon paqe të qëndrueshme me përfshirjen e të gjitha palëve.
Putin, nga ana e tij, falënderoi Turqinë për mikpritjen dhe rolin në organizimin e bisedimeve të paqes në Stamboll.