Evropa po përballet me një rritje rekord të rasteve të sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat, si virusi i Nilit Perëndimor dhe ethet chikungunya, paralajmëroi ECDC.
Sipas agjencisë, ndryshimet klimatike kanë zgjatur sezonin e mushkonjave dhe po krijojnë një “normalitet të ri”.
Vetëm këtë vit janë regjistruar 335 raste të virusit të Nilit Perëndimor dhe 27 të chikungunya, kryesisht në Itali.
ECDC kërkon masa parandaluese urgjente dhe mbrojtje personale për qytetarët.