Izraeli ka intensifikuar operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, duke mobilizuar mbi 50 mijë rezervistë dhe duke marrë nën kontroll lagjet periferike të qytetit të Gazës.
Qëllimi i ushtrisë izraelite është pushtimi i plotë i territorit dhe çmontimi i grupit Hamas.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Katari vazhdojnë, por Izraeli ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare.
Situata humanitare në Gaza mbetet alarmante, me mungesa të mëdha në ushqim, ujë dhe ndihma mjekësore.
Organizata ndërkombëtare dhe OKB-ja, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres, kanë bërë thirrje urgjente për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve për të shmangur një katastrofë humanitare.
Nga ana tjetër, Izraeli po përpiqet të evakuojë civilët dhe stafin mjekësor në pjesën jugore të Gazës, ndërsa paralajmëron se operacioni ushtarak mund të zgjasë deri në vitin 2026.









