Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident në Dollc të Klinës. Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës. Përmes një postimi, spitali ka bërë të ditur se i aksidentuari ishte dërguar pa shenja jete.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.









