Pas protestës së 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestuesit do të zhvendosen në Hagë, para Gjykatës Speciale, më 14 shtator. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kjo protestë do të organizohet nga mërgata shqiptare, ndërsa mbështetet edhe nga veteranët e dalë nga lufta e UÇK-së. Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave dhe synon të ketë dëshmitarë të rangut të zonjës Albright, ish-shefe e Departamentit të Shtetit në kohën e luftës.
Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, të katër të akuzuarit Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.