-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia reagon pas përjashtimit të Listës Serbe nga zgjedhjet në Kosovë

Kryesoret

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë publike, Gjuriç e quajti vendimin “shembull flagrant të inxhinierisë politike”, duke akuzuar autoritetet në Prishtinë se po përpiqen të përjashtojnë serbët nga jeta politike në Kosovë.

Sipas tij, refuzimi i kandidaturave është në kundërshtim me ligjin dhe dëmton rëndë përfaqësimin demokratik të komunitetit serb, duke shkelur marrëveshjet e mëparshme të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjuriç i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë dhe paralajmëroi se Beogradi do të mbrojë të drejtat e serbëve në Kosovë përmes mjeteve diplomatike dhe ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit