Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Joe Biden për qasjen ndaj luftës në Ukrainë, duke thënë se Kievi nuk lejohet të “luftojë vërtet”.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Trump e krahasoi situatën me “një ekip sportiv me mbrojtje të fortë, por pa leje për të sulmuar”. “Nuk ka asnjë shans për të fituar!” shkroi ai.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zbuluar se gjatë një bisede të mëparshme, Trump kishte kritikuar edhe ish-presidentin Barack Obama për qëndrimin ndaj pushtimit të Krimesë.
Sipas Zelenskyyt, Trump kishte thënë se nëse Obama do ta kishte ndaluar Putinin në vitin 2014, pushtimi i plotë nuk do të kishte ndodhur kurrë.