Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përjashtuar mundësinë e një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, duke theksuar se negociatat duhet të zhvillohen në një vend neutral në Evropë, si Austria, Turqia apo Zvicra.
Ai kërkon që në bisedime të përfshihen SHBA-ja dhe aleatët evropianë për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent.
Nga ana tjetër, Kremlini është i gatshëm të avancojë negociatat, por Putin insiston që takimi të mbahet vetëm pas arritjes së përparimeve konkrete në bisedime.