Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore pranë fshatit Drashovicë në Bashkinë Selenicë.
Era e fortë dhe terreni i vështirë po vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa pranë flakëve ndodhet një stan që rrezikohet seriozisht.
Një tjetër zjarr është raportuar mbrëmjen e së enjtes në afërsi të fshatit Dukat.
Autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe ndërhyrjen e nevojshme.