Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në zonën “Kodra e Beut” pranë Cërrikut, një vatër zjarri u përhap shpejt, duke djegur rreth 5 hektarë ullishte, pemë frutore dhe shkurre.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur varrezat e Cërrikut, të cilat rrezikoheshin nga flakët.
Në orën 16:30, zjarri u shua plotësisht, megjithatë po mbahet nën vëzhgim për rrezikun e riaktivizimit. Autoritetet vazhdojnë hetimet për shkakun e zjarrit.