Një krim brutal ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një burrë 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nikoleci vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjeta Nikoleci cila gjithashtu ishte shqiptare, me të cilën ka katër fëmijë dhe më pas u arratis.
Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit.
Informacioni se burri filloi sulmin vrasës ndaj gruas nga apartamenti, në sy të katër fëmijëve, është tronditës. Madje raportohet se njëri nga fëmijët i ka thënë policisë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë”. Plagët e gruas janë në shpinë dhe në qafë.
Daja i autorit deklaroi se “nipi ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar” tha ai.








