-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ Vrasje në familje shqiptare, gruaja ishte shtylla e shtëpisë

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e 22 gushtit në qytetin e Volosit, Greqi, ku një 36-vjeçare shqiptare, Nikoleta M., nënë e katër fëmijëve, u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, 40-vjeçari Pantelis N. me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku jetonte familja, në rrugën “Konstanda”.

Krimi u zbulua kur vajza 16-vjeçare e çiftit telefonoi urgjencën, pasi pa të ëmën të gjakosur.

Sipas dëshmive, autori fillimisht e goditi viktimën me thikë në banesë, më pas e ndoqi dhe e shtyu drejt derës së xhamtë të pallatit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Më pas, ai u arratis dhe është ende në kërkim nga autoritetet greke.

Sipas dëshmisë rrëqethëse të vajzës, babai kishte qenë xheloz dhe kishte pasur konflikte të shpeshta me nënën e saj, e cila kohët e fundit e kishte larguar nga shtëpia.

Viktima përshkruhet nga fqinjët si një grua e qetë, punëtore dhe nënë e përkushtuar.

Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.

Fëmijët e çiftit janë të moshës nga 6 deri në 18 vjeç.

Policia greke vijon kërkimet për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit