-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Redi Muçi: Luftë korrupsionit me inteligjencë artificiale

Kryesoret

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi shprehet se praktika dëshmon se korrupsionin vendet e botës së përparuar e luftojnë me inteligjencë natyrale. Atëherë, pyet ai, cili është qëllimi i lajmit se Edi Rama do ta luftojë atë me inteligjencë artificiale?

“Njësoj si të kish thënë se qeveria e tij do ta kapë lepurin me qerre, qëllimi i mbramë është që të na bëjë të besojmë se ai synon të kapë lepurin (të luftojë korrupsionin).

Qerrja është veçse një element fantazmagorik për të ndërsyer imagjinatën, njësoj si satelitët Albania 1 dhe Albania 2 që do të patrullojnë territorin për të zbuluar ata fshatarët që ndërtojnë pa leje.

Strumbullari i korrupsionit ndërkohë (i atij të vërtetit, me investitorë strategjikë dhe PPP me paratë e shtetit), ndryshe nga çka tenton të na përcjellë fabula e dardhëve mbrapa shpine, është vetë ai – Edi Rama.

Mendja ta do se, sa herë që shpaloset ndonjë plan madhështor, krejt e kundërta ndodh: prishen kioska për t’u ngritur kulla, ndërhyhet në Lazarat për të kanabizuar mbarë vendin, mbillen pyje orbitale për të kafshuar Parkun e Liqenit…”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit