SPAK ka mbyllur hetimet për rusin, Vladislav Urban, 44 vjeç, i cili akuzohet për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Sipas hetimeve, Urban në shkurt 2023 dërgoi një e-mail në adresën e Shefit Operacional të Aeroportit të Rinasit, duke kërcënuar se do të shpërthente një bombë nëse qeveria shqiptare nuk e njihte Kosovën si Serbi, dhe gjithashtu pretendonte të kishte marrë peng dy shqiptarë.
Maili ishte dërguar nga Urban, i cili është rezident në Selanik. Pas hetimeve të kryera dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet greke, rezultoi se nuk kishte asnjë person të marrë peng.
Po ashtu, u zbulua se Urban kishte një histori të dërgimit të maileve kërcënuese.
/5pyetjet.al









