Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mihal Popi” në Tiranë, ku një 21-vjeçar është dhunuar rëndë me sende të forta nga tre të rinj, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka arrestuar autorët, të cilët janë identifikuar si F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Sipas hetimeve, ata kanë qëlluar të riun M. B., duke i shkaktuar plagë të rënda.
Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.