Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10 në Ksamil. Në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga një turk 30-vjeçar, dhe një motomjet me drejtues një 29-vjeçar me banim në Itali.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.








