Në datat 22 dhe 23 gusht, Porti i Vlorës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve, teksa sezoni veror po i afrohet fundit.
Mbi 3 mijë emigrantë janë larguar nga vendi me tre tragete, duke u kthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Policia Kufitare dhe ajo Portuale kanë menaxhuar situatën në mënyrë efikase, duke garantuar rendin, sigurinë dhe lëvizjen normale të pasagjerëve, pa vonesa të mëdha.