-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ Mbytet vajza 4-vjeçare, prindërit dhe gjyshi përpara gjykatës

Kryesoret

Një vajzë 4-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht të premten në ishullin Paksos të Greqisë, pasi u mbyt në një pishinë pranë banesës ku jetonte me familjen.

Vogëlushja u gjet pa shenja jete nga kuzhinieri i një vile vetëm disa metra larg shtëpisë, ku dyshohet se kishte rënë pa u vënë re.

Sipas hetimeve paraprake, në momentin e zhdukjes, prindërit dhe gjyshi i saj ndodheshin në shtëpi duke fjetur.

Prokurori ka ngritur padi ndaj tyre për “ekspozim të të miturit në rrezik”, ndërsa është dhënë afat deri të hënën që të paraqiten përpara gjyqtarit hetues.

Familjarët kanë deklaruar se vajza ishte duke luajtur në korridorin e shtëpisë dhe u zhduk brenda pak minutash.

Pavarësisht kërkimeve të menjëhershme nga policia, fqinjët dhe familjarët, vogëlushja u gjet vonë, ndërsa përpjekjet për ta ringjallur nuk dhanë rezultat.

Trupi i saj është dërguar në Shërbimin Mjeko-Ligjor të Korfuzit për autopsi, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit