-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Biznesmeni kërcënoi gazetarin

Kryesoret

Gazetari Almer Toska denoncoi sot se pas një shkrimi që kishte bërë ishte kërcënuar nga biznesmeni Jul Morina. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar duke dënuar ngjarjen.

“Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska.

I bëj thirrje urgjente prokurorisë të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndjehen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë”.

Gjithashtu deputetja Ina Zhupa i ka bërë thirrje drejtësisë që të reagojë. “Në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias dënoj me forcë kërcënimin për shkak të detyrës të gazetarit Almer Toska, drejtues i portalit Timoni.al. Akte të tilla janë të papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.

Ky akt vjen pas sulmit qeveritar të pak ditëve më parë ndaj gazetarëve të News24 dhe Gazeta Panorama, duke provuar në fakt se tashmë qeveria dhe klientët e saj, të veshur me petkun e biznesmenit, i kanë shpallur luftë lirisë dhe pavarësisë së medias. Për ta i vetmi model i pranueshëm janë mediat që nënshtrohen dhe gazetarët që heshtin përballë abuzimit dhe korrupsionit qeveritar.

Duke shprehur edhe një herë solidaritetin e plotë me gazetarin Almer Toska, apeloj organet ligjzbatuese të veprojnë me shpejtësi ndaj këtij rasti për të garantuar sigurinë personale të gazetarit dhe familjes së tij, duke marrë masat e nevojshme ligjore ndaj kujtdo që cënon lirinë dhe pavarësinë e medias” shkruan Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit