Kampionati italian i futbollit ka nisur me spektakël. Napoli e filloi aty ku e mbylli, si kampion. Të kaltrit fituan me rezultatin e pastër 2-0 në transfertën e Sasuolos.
Ndeshja foli totalisht për djemtë e Conte që shënuan nga një gol në cdo pjesë me McTominay dhe Kevin De Bryne.
Në Angli, Arsenali, pretendent për titullin shkatërroi me 5 gola Leads United duke paralajmëruar rivalët se këtë edicion nuk do ta kenë të lehtë.