Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri. Sipas njoftimit është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.
Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
- Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.
- Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.
- Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
- Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.
- Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.
- Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.
- Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.
- Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.
- Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.
Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.