Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji është ndarë nga jeta pasditen e sotme. Zheji është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës. Gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Tritan Shehu: Keqardhje e trishtim për humbjen e Artur Zhejit!









