FIER-Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në lagjen “16 prilli” dhe si pasojë u dogjën 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore, arrestohet 51-vjeçari, Romeo Ndreka.
51-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore.