Kryetari i PD-së, Sali Berisha poston në Facebook pjesë nga një intervistë e vjetër e Fatos Nanos në “Opinion” ku akuzonte kryeministrin Edi Rama për lidhje me personazhe të krimit.
Çfarë thotë Nano në video?
“Një numër i konsiderueshëm personash në kërkim, kanë qenë në stafet e ngushta operative të zotit Rama në fushatën e 28 qershorit.
Kam folur me organet përkatëse sepse një javë para zgjedhjeve, në orët e vona të asaj nate kam marrë mesazhe kërcënuese për jetën nga persona të tillë.
“Po vazhduat që ju të dy të bukurit e shejtanit (ishte mesazhi) të kërcënoni Ramën në fatin e tij politik do ta paguani me jetë”. Këtë gjë e kam denoncuar në organet përkatëse”.









