Partizani nisi me fitore sezonin e ri te Kategorisë Superiore duke mundur debutuesit e Vorës me rezultatin minimal 1-0.
Të shtunën u luajtën takimet Bylis-Tirana 0-0 dhe Elbasani-Flamurtari 1-0. Ndërsa të premten, kampionët në fuqi të Egnatias, u mundën nga Vllaznia 2-0 në Shkodër.
Ndeshja e fundit e javës së parë, Teuta-Dinamo, është programuar për t’u zhvilluar më 5 shtator, për shkak të impenjimit të bluve në Conference League.








