Gjatë ditës së sotme janë raportuar 10 vatra zjarri, prej të cilave 6 janë shuar, ndërsa 4 vijojnë të jenë aktive.
Në zonën e Pishë-Poro, Vlorë, zjarri në një terren ranor ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur, megjithëse janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë, forca lokale dhe 4 helikopterë nga Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vatra aktive janë gjithashtu në Parkun Natyror Gërmenj (Kolonjë), në Pezë Helmës (Tiranë) ku zjarri është i vështirë për tu ndaluar për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendura, dhe në Bogovë (Skrapar), ku zjarri është nën kontroll dhe nuk rrezikon banesat.