-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimi në familje/ Motra: Burri e linte shtatzënë me dhunë që të mos divorcoheshin

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e gruas shqiptare në Greqi nga burri.

Gazeta shkruan Protothema, motra e 36 vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj ka folur për dhunën që viktima përjetonte në mënyrë të vazhdueshme.

Ajo ka rrëfyer se 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.

“Shkonte dhe bënte abort shpesh, po ai e kërcënonte. I thoshte nëse më lë, do të të bëj akoma më keq…”, ka treguar motra e viktimës.

“Kur bënë fëmijët, ai ndryshoi. E rrihte”, ka thënë motra e 36 vjeçares për mediat greke.

“Shumë vite nuk folëm dhe ky është faji ynë. I thosha motrës të ndahej, por ajo kishte frikë.

Bëra çfarë munda për ta ndihmuar, edhe me para, por ajo nuk mund të përballonte situatën”, është shprehur e motra, duke shtuar se 36 vjeçarja e ka përjetuar shpesh dhunën në sy të fëmijëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit