Marjola Nakoleci 36 vjeçe u vra mëngjesin e së premtes në Volos nga bashkëshorti i saj Pandeli Nakoleci 40 vjeç para syve të tre fëmijëve të mitur.
Ajo u qëllua me një mjet të mprehtë, që ngjante me një thikë kuzhine duke marrë plagë të rënda në kraharor dhe qafë.
Ekspertiza mjeko-ligjore tregon gjithashtu se ajo u përpoq të mbrohej.
40-vjeçari u paraqit të dielën para prokurorisë, ku ndaj tij është ngritur akuza për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje.
Ai do të dëshmojë të martën në mëngjes.
Prokuroria ka urdhëruar hetim social për të përcaktuar kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht janë në kujdesin e familjes së viktimës.
Autoritetet po shqyrtojnë edhe gjendjen shëndetësore të autorit.








