-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mirëpret zhbllokimin e Kuvendit, Osmani kërkon votim të shpejtë për qeverinë e re

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të funksionalitetit institucional dhe demokratik në vend.

Në një deklaratë për media, Osmani shprehu mbështetjen për ecurinë e procesit, duke theksuar rëndësinë që ai të përmbyllet sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

Presidentja uroi kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarët e sapozgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi.

Ajo theksoi se pret nga udhëheqja e re e Kuvendit angazhim maksimal në interes të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Osmani gjithashtu bëri thirrje që Kuvendi të vazhdojë me hapat e ardhshëm kushtetues, duke përfshirë edhe votimin e Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit