-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moskë/ SHBA dhe Rusia diskutojnë marrëveshje energjetike për paqen në Ukrainë

Kryesoret

Zyrtarë nga SHBA dhe Rusia kanë zhvilluar gjatë këtij muaji bisedime të fshehta lidhur me marrëveshje energjetike, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, raporton Reuters.

Diskutimet përfshinë mundësinë e rikthimit të Exxon Mobil në projektin Sakhalin-1 në Lindjen e Largët të Rusisë, si dhe furnizime amerikane me pajisje për projektet ruse të gazit natyror të lëngshëm.

Gjithashtu, u diskutua mundësia që SHBA të blejë anije akullthyese me motorë bërthamorë nga Rusia, një propozim i pazakontë në kontekstin aktual të tensioneve mes dy vendeve.

Këto bisedime u zhvilluan gjatë vizitës në Moskë të të dërguarit të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, i cili u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe përfaqësues të tjerë të lartë. Po ashtu, diskutimet u trajtuan edhe brenda Shtëpisë së Bardhë dhe gjatë samitit në Alaskë.

Shtëpia e Bardhë theksoi se vazhdon punën për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, por nuk ka interes të komentojë publikisht këto bisedime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit