-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Telenovela’ vazhdon, a do të surprizojë sot Albin Kurti?

Kryesoret

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit. Deri me tani, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Kryeparlamentarit nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave.

Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për sot, më 26 gusht, në orën 11:00. Në mbledhjen e së dielës, më 24 gusht, VV-ja propozoi tre kandidatë për këtë post: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën. Murati mori 55 vota, dy më pak se në seancën e parë ku kishte marrë 57.

Po aq vota siguroi edhe Nagavci, ndërsa Basha arriti të marrë 57 vota, duke përfshirë edhe përkrahjen e deputetëve Bekë Berisha (AAK) dhe Arben Gashi (LDK). Deputetët e PDK-së abstenuan nga votimi.

Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur më 15 prill, por pas dhjetëra vazhdimeve deri më 26 korrik, deputetët kanë dështuar ta finalizojnë procesin me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Sipas aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar më 19 gusht, Kuvendi duhet të përmbyllë konstituimin brenda 30 ditësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit