Pas arrestimit të inspektorëve Gerald Fucia dhe Edmond Çela, si dhe shpalljes në kërkim të Klajdi Zhilla dhe një personi tjetër, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka reaguar duke u distancuar nga veprimet e tyre.
IMT thekson se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe ka marrë masa të menjëhershme, duke shkarkuar nga detyra punonjësit e përfshirë.
Inspektoriati garanton përkushtimin ndaj integritetit, transparencës dhe profesionalizmit në mbrojtje të territorit, duke inkurajuar bashkëpunimin me organet ligjzbatuese dhe denoncimin e rasteve të ngjashme nga qytetarët.
Në këtë rast, inspektorët dyshohet se kanë marrë ryshfet për leje të vendosjes së tendave në hapësira publike. Arrestimet u kryen në një lokal në zonën e Kombinatit, në ambientet e ish-deputetit Mark Frroku, ku u sekuestruan edhe armët e sigurisë.