Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Jared Kushner, ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndri i Donald Trump, po punojnë së bashku për një plan të ri që synon administrimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të konfliktit aktual mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas kanalit izraelit Channel 12, dyshja ka bashkëpunuar për muaj të tërë me të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për të hartuar një strategji që do t’i prezantohet ish-presidentit Trump në një takim të mundshëm në Uashington.
Raportohet se Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës, por njeh ndikimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në vendimmarrje. Ndërkohë, ministri izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, ndodhet në Uashington për të diskutuar përgatitjet e Izraelit për fazën pas luftës.
Plani konsiderohet një përpjekje për të rivendosur stabilitetin në rajon dhe për të shmangur një krizë të mëtejshme humanitare.