Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i Torinos. Ai ka zgjedhur numrin 32 për fanellën e tij, duke shpjeguar se numrat që preferonte, 23 dhe 44, ishin të zëna.
Ditën e parë te klubi italian, Asllani kreu vizitat mjekësore, bëri një xhiro në ambientet e stërvitjes dhe firmosi kontratën e re.
Klubi publikoi një video të këtyre momenteve.








