Një 23-vjeçar humbi jetën në Turqi si pasojë e të shtënave aksidentale me armë gjatë ceremonisë së dasmës së tij në provincën Giresun.
Arma u shkrep nga një e afërme e dhëndrit, e cila u arrestua.
Ky është një rast i fundit nga shumë incidente të tilla në Turqi, ku përdorimi i armëve gjatë festimeve ka shkaktuar dhunë dhe tragjedi.
IVetëm pak ditë më parë, një ngjarje e ngjashme ndodhi në provincën Trabzon, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.








