Dy shqiptarë të moshës 22 dhe 23 vjeç janë arrestuar në Spoleto dhe Fano nga autoritetet italiane për shpërndarje kokaine.
Gjatë operacioneve u sekuestruan gjithsej 90 doza lënde narkotike dhe para cash.
23-vjeçari u kap me 37 doza në makinë, ndërsa 22-vjeçari me 51 doza në motel.
Të dyve u është ndaluar qëndrimi në rajonet përkatëse.