-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohen dy të kërkuar nga Italia dhe Gjermania për krime të ndryshme

Kryesoret

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, u përmbyllën procedurat për ekstradimin e dy personave të kërkuar nga Italia dhe Gjermania.

Hajrulla Xhivini 42 vjeç, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për kanosje ndaj një gjyqtari dhe prishje të qetësisë publike, u ekstradua nga Italia.

Ai akuzohet se, gjatë muajit shkurt 2024, kanosi për shkak të detyrës gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Lushnjës, E. L., dhe u përfshi në protesta të paligjshme përpara Gjykatës së Lartë.

Gjyqata e Shkallës së Parë në Tiranë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në të njëjtën mënyrë, B. S., 34 vjeç, u ekstradua nga Gjermania për akuza të lidhura me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Sipas hetimeve, ai ka shpërndarë doza të kokainës në qytetin e Pogradecit. Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale që rëndon ndaj tij.

Të dy personat u dorëzuan në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimet e caktuara nga autoritetet gjyqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit