Sipas INSTAT, në vitin 2024, burrat në Shqipëri u paguan mesatarisht me 79.3 mijë lekë/muaj bruto, ndërsa gratë me 75.4 mijë lekë.
Ndërsa pagat e grave u rritën më shpejt se ato të burrave, hendeku gjinor u ngushtua në 4.9%, nga 6.2% një vit më parë. Megjithatë, meshkujt vijojnë të paguhen rreth 5% më shumë.
Gratë marrin paga më të larta vetëm në 4 grupe profesionesh, përfshirë drejtuesit administrativë dhe ligjvënësit.
Në pozitat drejtuese, gratë kryesojnë me paga më të larta se burrat, me një mesatare prej 214 mijë lekësh në muaj.
Diferenca më e madhe gjinore në paga është në industri, ku gratë paguhen 29% më pak.
Hendek i thelluar ekziston edhe në shkencat e sakta, arsim dhe shëndetësi, ndërsa barazia më e madhe vihet re tek punonjësit e shërbimeve personale dhe të mbrojtjes.
/5pyetjet.al