Një resort i ndërtuar pa leje në zonën e Shetajt, në Ishëm të Durrësit, është shembur me tritol nga autoritetet.
Për këtë rast është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashkinë e Durrësit, Ardian Halili, i dyshuar si përgjegjës për ndërtimin e resortit gjatë kohës që mbante detyrën publike.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot 13 objekte pa leje në zonën e Kepit të Rodonit duke çuar në total në 54 ndërtime të shembura në këtë zonë.