-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nxirrni Metën nga kafazi, PS-ja është ‘Lubizuar’

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi sot që aleati i tij, Ilir Meta të nxirret nga kafazi i xhamit gjatë procesit gjyqësor kundër tij. Tha se po keqtrajtohet me urdhër të Edi Ramës.

Trajtimi çnjerëzor i kreut të PL Ilir Meta, akt i hakmarrjes çnjerëzore të Edi Ramës. U paraqit në sallë i mbyllur në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist I rrezikshëm.

Ky akt çnjerëzor brutal i urdhëruar nga Rama ktheu para shqiptarëve pamjet nga gjyqet e komunizmit. Akt i verbër hakmarrës nuk është një rast i izoluar. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij”, tha ai.

Më tej, Sali Berisha, i pyetur për debatet Rama-Spiropali brenda PS-së, tha se partia Socialiste është ‘Lubizuar’, referuar ndikimit të Belinda Ballukut.

Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi, ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve dhe plaçkitjeve që Rama, organizata e tij kriminale i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit