Pas hetimeve intensive që nisën në vitin 2019, SPAK ka dërguar për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe disa persona të tjerë për akuza të rënda që lidhen me korrupsion pastrim parash dhe fshehje të pasurive.
Në akuzë përfshihen Ilir Meta i cili akuzohet për korrupsion pasiv në tri raste pastrim të produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim të pasurive.
Ndërkohë Monika Kryemadhi përballet me akuza të ngjashme në dy raste korrupsioni dhe pastrim parash.
Në këtë procedim janë përfshirë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim, si dhe Ema dhe Fatime Kryemadhi, të cilat akuzohen për pastrim parash.
Hetimet zbuluan skema të përdorimit të ndikimit politik për favorizimin e bizneseve, shpërblime të paligjshme dhe fshehje të shpenzimeve në deklaratat e pasurive.
Të gjitha çështjet janë bashkuar në një procedim penal për të përshpejtuar procesin gjyqësor.