Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohet edhe fluksi i emigrantëve, si dhe turistët që kërkojnë makina me qira.
Pavarësisht perceptimit, duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik, që është publikimi më i fundit.
Kështu, në muajin korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.
Gjatë periudhës janar–korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,0%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shkak kryesor për aksidentet të paktën sipas shifrave të INSTAT janë drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht grup-mosha 25-34 vjeç.