Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Harris, ka paralajmëruar Bashkimin Europian se mund të humbasë besueshmërinë nëse nuk ndërmerr “veprime konkrete” ndaj Izraelit, për veprimet e tij në Gaza, që ai i cilësoi si “gjenocid të tmerrshëm”.
Në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Kopenhagë, Harris theksoi se fjalët e dënimit nuk janë të mjaftueshme për të adresuar krizat humanitare dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në Gaza.
Ai kërkoi masa urgjente si armëpushimi, lirimin e pengjeve dhe ndihmën humanitare.
Harris gjithashtu shtoi se, nëse BE-ja nuk mund të arrijë një qëndrim të përbashkët, shtetet anëtare mund të shqyrtojnë veprime të pavarura.