Ukraina ka shkatërruar një depo ruse eksplozivësh në rajonin e Tulës, rreth 128 kilometra në jug të Moskës, sipas Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës.
Sulmi ka goditur një depo nëntokësore në uzinën kimike Alexin, ku ruheshin barut dhe materiale për prodhimin e armëve të vogla dhe raketave.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa burimet konfirmojnë se ky është një goditje e rëndësishme për logjistikën ruse, megjithatë ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
/5pyetjet.al








