-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kryesia mblidhet të hënën në mesditë

Kryesoret

Në një tjetër seancë të dështuar Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë nënkryetarin nga pakica serbe.

Asnjë nga kandidatët e propozuar, Igor Simiç, Nenad Rashiç dhe Miljana Nikoliç, nuk morën shumicën e nevojshme të votave. Kjo ishte përpjekja e 60-të dhe e fundit për të zgjidhur këtë çështje përmes shortit.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli të mbyllur seancën konstituive dhe njoftoi se janë konsumuar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Ai njoftoi se të hënën, bashkë me nënkryetarët e tjerë, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën, do të zhvillojnë një takim për të diskutuar situatën.

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se janë të interesuar për të ecën përpara, duke propozuar mundësinë e krijimit të një qeverie të re ose mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të hënën, ndërsa PDK ka propozuar një proces që do të nxirrte vendin nga kriza.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur situatën shembull të “çmendurisë së populizmit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit