-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IGJEUM paralajmëron për stuhi të fuqishme

Kryesoret

Sipas parashikimit të motit të IGJEUM, për ditën e nesërme pritet një stuhi e fuqishme që do të përfshijë disa qytete të Shqipërisë, duke përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Lezhën.

Reshjet e dendura dhe erërat e forta do të krijojnë kushte të vështira për qarkullimin, me mundësi përmbytjesh dhe rënie inertesh.

IGJEUM apelon për kujdes maksimal dhe i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e motit.

Disa akse janë të mbuluara nga uji, ndërsa ka pasur rënie inertesh dhe thyerje pemësh.

Drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të lëvizin ngadalë.

Policia është e pranishme në terren dhe kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të zgjidhur çdo problem të mundshëm, si bllokim rrugësh.

Për urgjencat, mund të kontaktoni në 112

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit