Shqipëria është përfshirë nga stuhia këtë të shtunë, me erëra të forta dhe reshje të dendura në disa qarqe. Në Tiranë, Durrës, Vlorë e Lezhë, raportohet për dëme materiale, probleme në qarkullim, rrugë të përmbytura e probleme me energjinë.
Në kryeqytet, përveç dëmeve në biznese, dy persona janë paraqitur në spital me dëmtime në fytyrë. Një prej tyre mësohet se është dëmtuar nga një xham. Era e fortë ka rrëzuar pemë në disa zona, duke krijuar kryesisht trafik të rënduar. N
Reshjet e dendura të shiut, shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në Durrës. Po ashtu, mësohet se është pezulluar përkohësisht lundrimi i anijeve të vogla, deri në përmirësimin e situatës.
Stuhia tropikale zapton Shqipërinë, probleme në Tiranë dhe Durrës