Janë zhvilluar dy ndeshje të javës së dytë të Serie A italiane, ku vëmendja ishte edhe te debutimi i Kristjan Asllanit me fanellën e Torinos. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në sfidën ndaj Fiorentinës, që u mbyll në barazim pa gola (0-0). Asllani luajti deri në minutën e 81-të, kur u zëvendësua nga Tameze.
Në ndeshjen tjetër, Juventusi mori një fitore të ngushtë 0-1 ndaj Xhenoas, falë golit të Dusan Vlahoviç në minutën e 73-të. Sulmuesi serb, i futur në lojë në pjesën e dytë, shënoi me kokë pas asistit të bashkëkombësit Kostiç, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme skuadrës së trajnerit Tudor.
Rezultatet:
Xhenoa – Juventus 0-1 (Vlahoviç 73′)
Torino – Fiorentina 0-0
Java e ardhshme:
Juventus pret Interin në një superndeshje.
Torino udhëton drejt Romës për t’u përballur me verdhekuqtë.









