Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se Shqipëria ka kaluar nën drejtimin e “fenerit ndriçues të sorosizmit” në Europë.
Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Edi Rama dhe familjarët e tij kanë përfituar miliona euro nga Fondacioni Soros, duke përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të pasur ndikim në politikën dhe institucionet shqiptare.
Berisha nxori në pah një dokument të vitit 2013, të hartuar nga Fondacioni Soros në Shqipëri, i cili parashikonte tri reforma të mëdha: reformën kushtetuese, atë në drejtësi dhe reformën territoriale.
Sipas Berishës, këto reforma ishin të destinuara për të përjetësuar pushtetin e Edi Ramës dhe për të ngritur një “narkoshtet” në Shqipëri, ku çdo pushtet do të kontrollohej nga ekzekutivi.
Ai gjithashtu theksoi që Xhorxh Soros dhe djali i tij, Aleksis, janë shpallur nga presidenti i SHBA, Donald Trump, si ekstremistë të majtë dhe si pjesë të një organizate kriminale. Berisha përmendi lidhjen midis Sorosit dhe politikave për legalizimin e drogës dhe ngritjen e institucioneve të kontrolluara nga “narkoshteti” në Shqipëri.